×
  • Extra
  • Extra

    Hoxha Drilon Gashi zbulon mesazhin që ia dërgoi Adelina Ismalit në lidhje me veshjen e saj në emision

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 10:59

    Hoxha, Drilon Gashi ditë më parë ka marrë pjesë në emisionin 8à8 me Adelinën.


    Deklaratat e tij se mbulimi i femrës është traditë arabe dhe nuk ka asgjë të bëjë me fenë myslimane janë komentuar shumë.

    Ai ka zbuluar mesazhin që ia dërguar Adelina Ismalit para emisionit.

    “Një ditë përpara, pasi që u morëm vesht për emisionin, ju kam drejtuar Adelinës me këtë mesazh:

    “Zonja Adelinë, unë kam vetëm një kërkesë të vockël për juve! Personalisht nuk e kam problem veshjen tuaj dhe nuk jam paragjykues, por duke marrë parasysh keqkuptimet që mund të lindin te një masë e popullit tonë, kisha pas dëshirë, nëse ka mundësi, të jemi brenda protokollit të veshjes dhe të kemi pak më shumë kujdes. Ju falenderoj edhe një herë për ftesën. Driloni”.
    Ajo nuk e kishte parë mesazhin, sepse kishte pasur vërtetë probleme me telefonin, dhe më ka kërkuar falje edhe përgjatë emisionit, mirëpo qenkan prerë disa pjesë të rëndësishme nga intervista, që shpresoj se do ta postojnë të plotë në YouTube.
    Ju faleminderit edhe juve për mirëkuptimin.”, ka shkruar Hoxha Drilon Gashi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!