I riu mitrovicas, Arianit Ceroviku është një ushtar shembullor dhe i dalluar në Ushtrinë e Zvicrës.
Ky i ri shqiptar ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi si pjesëtar i kësaj ushtrie.
Në pjesë e mirë e ushtarëve shqiptarë në radhët e kësaj ushtrie janë edhe pjesë e misioneve ndërkombëtare paqësore, të cilët kryejnë detyra të rëndësishme dhe udhëheqëse.
Ata janë gati në çdo kazermë ushtarake, por numri më i madh dhe më i dalluar është në kazermën “Schwyz chüechlibunker” në Shwyz, ku mund të takosh dhjetëra shqiptarë.
Bëhet fjalë për gjeneratën e re të mërgimtarëve, të cilët janë lindur dhe integruar tërësisht në Zvicër.
