×
  • Extra
  • Extra

    Ia pengonte traktorin, fermeri belg ia lëviz gurin e kufirit Francës

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 13:37

    Një fermer në Belgjikë pa vetëdije ia ka ndryshuar vendit të tij kufirin me Francën.


    Një entuziasit i historisë, përderisa po ecte në mal, pa se guri që shënon kufirin mes dy shteteve evropiane kishte lëvizur për 2.29 metra.

    Fermeri belg, i zemëruar nga guri që ia zinte rrugën e traktorit, e kishte lëvizur gurin dhe e kishte vendosur brenda territorit francez, shkruan BBC, transmeton Express.

    Në vend se të shkaktonte reagime ndërkombëtare mes dy vendeve, incidenti ngjalli buzëqeshje dhe shaka në të dyja anët e kufirit.

    “Ai e bëri Belgjikën më të madhe e Francën më të vogël, nuk është ide e mirë”, tha për një televizion france David Lavaux, kryetar i fshatit belg, Erquelinnes.

    Ndryshe, kufiri mes Francës dhe Belgjikës është i gjatë 620 kilometra. Ai ishte caktuar me Traktatin e Kortrijkut, të nënshkruar më 1820 pas humbjes së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më parë. Kufiri ishte shënuar me gurë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre që nga ajo kohë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!