×
  • Extra
  • Extra

    Ish-dashnorja e Bill Clinton, vite pas skandalit thotë hapur se nuk ka më nevojë për faljen e tij

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 17:44

    Me siguri e keni dëgjuar dhe herë të tjera emrin e Monica Lewinsky- aktiviste, figurë publike, stiliste amerikane dhe ndër të tjera e njohur për skandalin me ish–presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë.


    Ata patën një marrëdhënie të fshehtë rreth viteve ’95-’97 dhe u bë publike në vitin 1998, kohë kur emri i saj pushtoi botën si “dashnorja” e presidentit amerikan. Edhe pse kanë kaluar shumë kohë nga skandali, gjatë intervistave që jep, nuk shpëton pa iu përmendur emri i Bill Clinton. Në daljen e saj të fundit në Today, Lewinsky u pyet nëse besonte që Clinton ia kishte borxh një ndjesë të madhe.

    “Mendoj se ka qenë një periudhë e gjatë para se jeta ime të ndryshonte gjatë 6 apo 7 viteve të fundit, kur ndjeja shumë mungesën e kësaj që po më thoni ju. Jam shumë e lumtur që s’e kam më këtë ndjesi.”- u përgjigj ajo, duke lënë të kuptohet se nuk ka më nevojë për një falje prej Clinton-it.

    “Ai duhet të donte vetë të më kërkonte falje, në të njëjtën mënyrë siç doja unë t’i kërkoja falje në rastin e parë që më dilte çdo njeriu që kam lënduar me veprimet e mia.”

    Lewinsky më herë ka pranuar hapur se historia e saj me Presidentin Clinton ishte e aprovuar nga të dyja palët. Ajo pranoi se i hyri me dëshirën e saj marrëdhënies, por insiston se çdo “abuzim” erdhi më vonë, kur u përpoqën ta bënin ‘kurban’, për të mbrojtur pozitën e fuqishme të tij. Ajo shpjegon se skandali politik, e bëri të pamundur të ndërtimin e një karriere.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!