Dy ditë pas humbjes së nënës, Jozefina Topalli rrëfeu në pak rreshta jetën e saj, përqafimin e fundit, por edhe fjalinë që mezi ia tha.


“Deshta me te dashtë moj nenë”, me dorën që lëvizte me vështirësi drejt fytyrës sime. Ai ishte përqafimi jone i fundit. Nana u kthy në shtëpinë e Zotit, e mua me la një trishtim të madh në zemër e një boshllëk të tmerrshëm”, shkruan Jozefina Topalli.

Postimi i saj prekës:

Reklamë

“Deshta me te dashte!”
Te dashur miq

Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese.

Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.
Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate.

Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise.

Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha.

Reklamë

Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes.

Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.

Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime.

Ai ishte perqafimi jone i fundit.

Reklamë

Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem.