×
  • Extra
  • Extra

    Kapën “përbindëshin” e lumit, shkencëtarët: Mund të jetë rreth 100 vjeç

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 18:02

    Shkencëtarët në Alpena të Chicagos u tronditën kur u përballen me një peshkt të madh të cilin e kanë konsideruar si “përbindësh” lumi.


    Sipas shkencëtarëve peshku besohet se është rreth 100 vjeç.

    Punonjësit e Zyrës së Peshkut dhe Mbrojtjes së Kafshëve të Egra në Alpena të Chicagos u çuditën kur hasën në peshkun me peshë 108 kilogram, i cili besohet se jetonte në lum prej më shumë se 100 vitesh.

    “Ky peshk, i gjinisë femër, mendohet të jetë futur në lum rreth vitit 1920, periudhë që përkon me kohën kur Detroiti ishte një ndër katër qytetet më të rendësishëm në SHBA. Ai mund të cilësohet një monstër i ujërave të ëmbla, nisur nga mosha si edhe pesha”, citojnë ekspertët e kësaj zyre.

    Bëhet me dije se ky lloj peshku preferon ujërat e qeta dhe të embla të Amerikës së Veriut. Peshku sipas shkencëtrëve është një krijesë që lëviz ngadalë dhe përshtatet me një habitat prej rëre dhe zhavorri. Meshkujt e këtij lloji peshku jetojnë nga 50 deri në 60 vjet, ndërsa femrat ndodh të jetojnë deri në 150 vjet, sipas Zyrës së Peshkut dhe Mbrojtjes së Kafshëve të Egra në Alpena.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!