×
  • Extra
  • Extra

    Kapet krijesa e çuditshme me trup peshkaqeni dhe fytyrë derri

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 8:23

    Disa detarë kanë kapur një krijësë me trup peshkaqeni dhe me fytyrë derri në qytetin Portoferraio në ishullin italian të Elbës.


    Në fillim u mendua se ishte një lloj mutanti, por më pas u identifikua si krijesa e rrallë e quajtur Oxynotus centrina.

    Nganjëherë njihet si një peshkaqen me fytyrë derri që jeton normalisht deri në 2,300 metra nën sipërfaqe.

    Krijesa është gjithashtu e shënuar në Listën e Kuqe të IUCN si e rrezikuar, që do të thotë se është e rrallë.

    Zbulimi i kësaj krijese u bë virale pasi fotot e saj u postuan në rrjetet sociale.

    Yuri Tiberto nga Akuariumi Elba u tha mediave lokale se edhe pse të rralla, nuk ishte e pazakontë që të shihej në vend.

    Ky lloj peshku dihet se jeton në Oqeanin Atlantik Lindor dhe Mesdheun. Është i njohur për kokën e tij të gjerë, të rrafshuar dhe feçkën e tij të trashë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!