×
  • Extra
  • Extra

    Këto janë vendet ku akoma Covid-19 nuk ka arritur

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 8:41

    Për të gjithë virulencën e tij, për gjithë shpejtësinë e hatashme me të cilën u përhap dukshëm kudo në të gjithë globin, ka vende akoma ku Covid-19 nuk ka arritur, dhe ndoshta nuk do të arrijë kurrë.


    Ka një pjesë të vogël të vendeve në të gjithë globin, shumë prej tyre ishuj, shumica e tyre të largët, që kanë arritur t’i shpëtojnë pandemisë.

    Por ndërsa virusi nuk është prekur, valët e tronditjes globale që ai ka shkaktuar, kanë shkuar edhe tek këto vende.

    Paqësori është shtëpia më e madhe në botë e kombeve pa Covid. Në arkipelagun e largët të Ishujve Cook, koronavirusi nuk doli kurrë nga hijet, transmeton Scan.

    Në muajt e parë të shpërthimit, shkollat ​​u mbyllën në Rarotonga, ishulli më i populluar, dhe distancimi shoqëror u inkurajua në vendet publike.

    Masat u relaksuan vetëm pas disa javësh. Por në një vend me vetëm 22 mjekë dhe dy ventilator për një popullsi prej 17,500 banorësh, shumë prej njerëzve kanë jetuar me frikën e një shpërthimi të pakontrollueshëm.

    Turizmi kontribuon mbi dy të tretat e PBB të Ishujve Cooks. Kështu që kur qeveria mbylli kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë në mes të marsit, ndikimi ishte i shpejtë dhe i theksuar. “Në momentin që mbyllëm kufijtë, virusi i goditi njerëzit tanë në xhep,” tha kryeministri Mark Brown, përcjell albinfo.ch.

    Që nga ajo kohë, ekonomia është mbështetur nga një paketë lehtësimi qeveritare që i ka mbajtur punëtorët në punë dhe një pjesë të aktivitetit tregtar në këmbë. Pavarësisht kësaj, Brown argumenton se ka vështirësitë e kësaj kohe kanë nxjerrë në pah një frymë më të fortë komunitare.

    Megjithatë, nëpër Paqësor, mbajtja jashtë e virusit ka kërkuar, në thelb, mbajtjen e kufijve të mbyllur. Tonga ka ndaluar pothuajse të gjitha lëvizjet brenda dhe jashtë mbretërisë dhe ka shmangur virusin, ashtu si edhe Kiribati, Niue, Nauru dhe Tuvalu. Izolimi i detyruar ndihmon.

    Dy nga vendet e vetme në tokë që nuk lidhen nga aviacioni, ishujt Tokelau (në varësi nga Zelanda e Re) dhe Ishulli Pitcairn (një territor britanik), janë pa Covid.

    Por disavantazhet kanë qenë tepër të dukshme. Mbyllja ka ardhur me çmimin e vet; ajo tashmë ka shkatërruar ekonomitë e brishta në të gjithë Paqësorin, veçanërisht ato të varura nga turizmi.

    Ekonomia e Fixhi humbi më shumë se 20% në vitin 2020, dhe mijëra atje kanë braktisur punët e sektorit të turizmit për t’u rikthyer në bujqësi. Në disa pjesë të Papua Guinesë së Re, njerëzit janë rikthyer në përdorimin e parave të guackës dhe shkëmbimit të mallrave, në vend se të përdorin monedhën lokale.

    Në këtë vend, më shumë se gjysma (52%) e familjeve kanë tërhequr fëmijët nga shkolla sepse nuk kishin mundësi financiare t’i mbanin të regjistruar, sipas një studimi të Bankës Botërore.

    Dhe në Ishujt Solomon fqinjë, ku ka pasur vetëm 17 raste, 57% e të gjitha familjeve të anketuara ushqehen më pak për shkak të uljes së të ardhurave.

    Duket pra se, edhe pse vendet pa Covid nuk kanë pasur probleme shëndetësore, ato gjithsesi po përjetojnë krizën ekonomike që ka shkaktuar kjo pandemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!