×
  • Extra
  • Lista

    6 gjëra të çuditshme që nuk i dini për erën e trupit të grave

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 19:02

    Pothuajse të gjithë ne nuhasim veten herë pas here, është fakt i jetës! Është zakon! Mund të jetë e sikletshme për një grua sidomos që të ndjej se ka djersitur dhe të mos e kontrollojë dot këtë gjendje. E nëse ju mendoni se ka shumë gjëra që i dini veçanërisht për djersën dhe aromën e trupit tuaj, me siguri ka plot detaje të tjera që nuk i keni dëgjuar ndonjëherë.


    Këtu janë disa fakte që është mirë t’i dini dhe t’i fiksoni nga sot për erën e trupit tuaj, ju referohemi juve grave që po lexoni këtë artikull!

    1. Nuk është djersa jote që sjell aromën e keqe të trupit

    Megjithëse mund të mendoni se sasia e bollshme e djersës në të gjithë trupin tuaj pas një stërvitje veçanërisht të vështirë është ajo që ju shkakton erë të keqe, ky është një keqkuptim i zakonshëm. Siç vë në dukje shoqata Health në ShareCare, është në të vërtetë ndërthurja e baktereve të pranishme në lëkurën tuaj dhe sekrecionet që trupi lëshon që shkaktojnë erën e keqe.

    2. Ilaçet që jeni duke pirë mund të shkaktojnë erë të keqe

    Ju mund të keni dëgjuar se gjëra të tilla si hudhra dhe qepa mund të ndikojnë në mënyrën e aromës që vjen trupi juaj, sidomos fryma, por ndoshta nuk e kishit idenë që edhe ilaçet mund ta shkaktojnë kët gjendje. Dr. James Wantuck, një bashkëthemelues i kujdesit shëndetësor në internet tha se penicilina është një ilaç i tillë që mund të ndikojë në mënyrën se si ju vini erë.

    3. Flokët e tu ndoshta vijnë erë jo të mirë

    Dr. Kirtly Parker Jones, profesoreshë e obstetrikës /gjinekologjisë në Universitetin Utah, tha se mënyra se si ju ju vijnë erë flokët është një kombinim i sekrecioneve nga gjëndrat e djersës dhe gjëndra e vajit të bashkangjitura në secilën fije floku. Plus, qimet tuaja pubike dhe ato në sqetull kanë disa gjëndra ekcrine të cilat gjithashtu mbajnë një erë karakteristike.

    4. Heqja e qimeve me lazer mund të shkaktojë aromë jo të këndshme

    Ka rezultuar tek disa njerëz se pas depilimit me lazer të qimeve, aroma e trupit nuk ka qenë më e njëjta. Sigurisht, për të vërtetuar këtë tezë duhen studime më të thelluara, ama nëse ky fenomen ju ndodh vërtetë ju duhet të flisni me mjekun tuaj.

    5. Stresi ndryshon mënyrën e nuhatjes

    Një biopsikolog i quajtur Gary Beauchamp, tha se aroma e trupit tonë ndryshon shumë kur jemi të stresuar. Hormonet bëjnë të vetën dhe aroma karakteristike dominon. Stresi prek gjithçka, çdo qelizë tuajën, ndaj mos u çudisni kur në periudha jo fort të mira, trupi juaj të prodhojë më shumë djersë.

    6. Gjatë ovulimit, gratë kanë aromë të çuditshme në trup

    Ndoshta nuk e keni menduar ndonjëherë që keni nuhatje të mirë, por në të vërtetë gjatë ditëve të ovulimit tek gratë, trupi ka një aromë të çuditshme. Dhe këtë gjë e ka konstatuar një burrë në vitin 2001. Është “luftë” hormonesh, ndaj është i kuptueshëm ky si fenomen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!