Shpesh pyesim veten nëse mund të parandalojmë disa krime, ta njohim kryerësin dhe sjelljen e tij qysh në ditët e para. Sidomos në rastin e atyre kriminelëve më famëkeq, vrasësve serialë. Më poshtë Reporteri.net ju paraqet mendimet e ekspertëve, gjashtë mënyra se si ta dalloni nëse në mesin tuaj keni një vrasës serik.
1. Sjellja antisociale
Psikopatët shpesh janë të prirur ndaj sjelljeve antisociale, veçanërisht në fëmijëri. Por meqenëse fëmijët zhvillohen secili mënyrën e tyre, disa segmente të personalitetit të tyre dallojnë prej të tjerëve, nuk mund të themi se ky është një parametër i saktë. Ekzistojnë gjithashtu distanca nga sjellja shumë sociale deri në shumë anti-shoqërore.
Ed Gein, një nga vrasësit serikë më të famshëm, nuk kishte asnjë kontakt shoqëror përveç me nënën e tij, në grua shumë religjioze dhe e dhunshme e cila e dënonte çdo herë kur ai tentonte të njihej me dikë. Pas vdekjes së saj në vitin 1945 Gein filloi të vriste dhe të gërmonte nëpër varre duke kërkuar për gratë që ngjanin me nënën e tij.
2. Zjarrvënia
Shumë vrasës serialë fillojnë karrierën e tyre si zjarrvënës. Zjarri është veçanërisht interesant sepse përfshin manipulimin e pushtetit dhe të kontrollit, prandaj shpesh me të merren me vrasësit serik. David Berkowitz, i njohur si Biri i Santanës, ishte si fëmijë piroman i vërtetë, kështu që edhe fëmijët e tjerë e quanin Piro. Pas arrestimit, ai mori përgjegjësinë për një duzinë zjarresh në Nju Jork. Disa besojnë se ka ndezur deri në 1400 zjarre, transmeton Reporteri.net.
3. Torturimi i kafshëve të vogla
Kjo është një nga shenjat paralajmëruese më të fuqishme. Fëmijët që torturojnë kafshë si ketrat, zogjtë, macet dhe qentë, pa treguar mëshirë ose ndërgjegje, kanë më shumë gjasa të jenë sociopatë. Shumë vrasës serial vrasin për të kontrolluar jetën e të tjerëve, ndërsa tek fëmijët kafshët e vogla janë pak a shumë ajo që mund të kontrollojnë. Vrasësi serik kanibalist Jeffrey Dahmer, nga pyjet, mblodhi kafshë të ngordhura për ti masakruar. Ai vrau dhe masakroi edhe qenin e tij.
4. Jeta e vështirë në familje
Shumë vrasës të tillë vijnë nga familje të palumtura, me të kaluar kriminale, ose familje alkoolike. Ata zakonisht kanë marrëdhënie të këqija me anëtarët e familjes, dhe ata shpesh janë viktima e tyre e parë.
5. Të abuzuar në fëmijëri
Shumë vrasës serialë u abuzuan si fëmijë, fizikisht, psiqikisht dhe seksualisht, shpeshherë nga anëtarët e familjes së ngushtë. Kjo sjellje nxit ndjenjën e tyre të poshtërimit dhe pafuqisë, duke bërë që më vonë kërkojnë për viktimat e tyre.
Aileen Wuornos, një prostitutë dhe vrasës serial që e mishëroi Charlize Theron në filmin Monster, ishte braktisur nga nëna e saj kur ishte vetëm katër vjeçe, ndërsa babain nuk e kishte njohur kurrë. Në kohën e lindjes së saj, ai ishte në burg për përdhunim një vajzë shtatëvjeçare. Ajo ishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht nga gjyshi i saj, nga i cili iku në moshën 15 vjeçare.
6. Inteligjenca
Shumë vrasës serialë kanë IQ “në një nivel normal”. Vrasësit serialë që kanë vrarë metodikisht, si John Wayne Gacy ose Ted Bundy, kanë një IQ mesatare prej 113, ndërsa të tjerët kanë rreth 93. Ed Kemper kishte IQ më të lartë se 136. Falë inteligjencës ai arriti të bindë psikiatrit që ta lirojnë pasi kishte shërbyer pesë vjet për vrasjen e gjyshes duke premtuar se do të përmirësohej. Por ai nuk e bëri dhe e vrau përsëri, disa herë. /Reporteri.net