×
  • Extra
  • Lista

    8 mënyra që zgjasin jetën

    Reporteri
    27 Korrik 2023 | 19:54

    Tetë ndryshime në mënyrën e jetesës, si ngrënia mirë dhe gjumi i mirë, mund t’ju shtojnë më shumë se 20 vjet në jetë, sugjeron një studim i fundit.

    Studimi ka zbuluar se njerëzit kishin të ngjarë të jetonin më gjatë kur bënin vetëm ndryshime të vogla, edhe nëse vononin përqafimin e zakoneve të shëndetshme deri në moshën e mesme.

    “Gjetjet tona sugjerojnë se miratimi i një stili të shëndetshëm jetese është i rëndësishëm si për shëndetin publik ashtu edhe për mirëqenien personale”, ka thënë Xuan-Mai T Nguyen, specialiste e shkencave shëndetësore e përfshirë në punën në Departamentin e Çështjeve të Veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sa më herët aq më mirë, por edhe nëse bën vetëm një ndryshim të vogël në të 40-at, 50-at apo 60-at, kjo është ende e dobishme”, ka shtuar ajo, shkruan “The Guardian”.

    Hulumtimi, i paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës amerikane për të ushqyerit në Boston, u bazua në të dhënat e pyetësorëve dhe të dhënave mjekësore të mbledhura midis viteve 2011 dhe 2019. Të dhënat mbulonin më shumë se 700,000 veteranë në SHBA të moshave nga 40 në 99 vjeç, të cilët u regjistruan në Programin e Çështjeve të Veteranëve.

    Nguyen dhe kolegët e saj analizuan të dhënat për të identifikuar se cilët faktorë të mënyrës së jetesës ishin të lidhur me jetë më të gjatë. 33,375 pjesëmarrës vdiqën gjatë periudhës së studimit.

    Ekipi ka bërë të ditur se kur kombinohen faktorët e mënyrës së jetesës mund të kenë një ndikim thelbësor në jetëgjatësi, duke zgjatur jetën e një personi me dekada.

    “Burrat dhe gratë që i praktikojnë tetë faktorë terapeutikë të mënyrës së jetesës mund të fitojnë përkatësisht 23.7 ose 22.6 vjet jetëgjatësi në moshën 40 vjeç krahasuar me ata që nuk i praktikojnë këta faktorë në jetën e tyre”, kanë shkruar autorët.

    Duke qenë joaktiv e duke konsumuar duhan, alkool, si dhe duke pasur stres e gjumë të dobët, rreziku për vdekje, sipas ekspertëve, është 20 për qind më i lartë.

    Tetë ndryshimet në mënyrën e jetesës që mund të zgjasin jetën janë:

    Ngrënia e mirë
    Evitimi i cigareve
    Gjumi i mirë
    Fizikisht aktiv
    Menaxhimi i stresit
    Evitimi i pirjes së tepërt të alkoolit
    Mosvarësia nga ilaçet për lehtësim të dhimbjeve
    Marrëdhënie pozitive shoqërore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!