Evropa njihet për atë që ofron ushqime e shije të reja për të testuar, për të gjithë ata që pëlqejnë të hanë pa vese, transmeton Reporteri.net.
Celebritycruises, ka publikuar disa vende nëpër Evropë ku restorantet njihen botërisht për ushqime të shijshme dhe të përballueshme për xhepin e turistëve.
Prej Parisit në Stamboll, këto vende janë ato që ofrojnë ushqimet më të kërkueshme nga turistët.
Bistrat tradicionale si Belle Epoque dhe Bouillion Chartier, janë vendet që ofrojnë ushqime klasike franceze të përballueshme për turistët.
Furra e Bukës Brick Lane deri te restorantet e Lindjes së Mesme si Edgware Road, janë pothuajse më të frekuentuarat. Zonat që ia vlen të eksploroni janë edhe Chinatown në Londrën qendrore, në Italinë e Vogël Clerkenwell dhe kafenetë e Karaibeve të Brixton.
Ushqimet janë nga më të ndryshmet dhe po ashtu çmimet. Por që janë mëse të përballueshme.
Barcelona është pjesë e Spanjës, por qëndron me krenari si kryeqyteti i Katalonjës.
Pjatat që shërbehen janë të mahnitshme dhe servohen nëpër lagje historike gotike El Born, Eixample.
Nëse dëshironi të vizitoni restorantet e qytet, drejtohuni te La Boqueria, në rrugën qendrore të këmbësorëve. Aty është vendi më i famshëm për ushqim nga ato të detit deri te mishi i pjekur dhe djathërat.
Kopenhaga është e mrekullueshme. Gjatë dy dekadave të fundit u bë destinacion u kuzhinave.
Noma në Kopenhagë është restoranti më i pëlqyer nga turistët. Ka cilësi të lartë dhe ushqime lokale.
Italia, siç dihet, njihet për pastat e mrekullushme. Është vendi i kuzhinës përrallore.
Venecia është “kryeqyteti ushqimore i Italisë”.
Tagliatelle me ragu, salca bolognese, tortelini, janë pjata klasike italiane. Kombinimi i makaronave të pasura me mish në Centro Storico, është ajo që s’duhet ta humbisni.
Athina, kryeqyteti historik i Greqisë, është i famshëm për lashtësinë dhe historinë e vet.
Ushqimet janë të jashtëzakonshme.
Në Cherchez La Femme, e gjeni sallatën greke më të shijshme ndonjëherë.
Stambolli është i larmishëm. Aty gjeni ushqime të shijshme e të përballueshme për xhepin tuaj.
Llokumat dhe doneri janë mahnitëse.
Pazari i Madh është vendi ku i gjeni të gjitha.
Atje mund të kaloni orë të tëra duke testua bakllava, ushqime, mishra prej më të ndryshmeve./Reporteri.net/.