×
  • Extra
  • Lista

    Ca gjëra që duhet t’i mbani brenda çantës për t’i shpëtuar situatave të rrezikshme

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 18:26

    Çdo gjë mund të ndodhë dhe meqë paniku s’na ndihmon fare, duhet të jemi gjithmonë të përgatitur! E mira është të minimizohet rreziku gjatë një situate emergjente, por si mund ta bëni këtë?

    Duke mbajtur në çantë objekte që mund të shndërrohen fare mirë në mjete “mbijetese”. Nëse dikush ju sulmon dhe gjendeni krejt e vetme, ç’mund të nxirrni nga çanta?

    1. Kripë

    Përveçse s’bëjmë dot pa të në shumë raste të tjera, kripa është edhe mjet shumë i mirë mbrojtës! Kur jeni vetëm dhe në rrezik (nëse duan t’ju sulmojnë) nxirrni nga çanta kripën dhe shpërndajeni drejt tyre. Do të të japë kohë për të vrapuar. Një tjetër rast është kur e gjeni veten duke ecur mbi akull apo në ndonjë sipërfaqe të rrëshkitshme. Hidhni kripë për të krijuar sipërfaqe më të sigurtë.

    2. Një kuletë fallso

    Mund ta përdorni për të shpërqëndruar hajdutin në situatë vjedhjeje. Teksa vraponi, hidhni në tokë kuletën fallso, që ata të ndalojnë dhe të marin atë, duke menduar se është e vërteta. Kështu s’do të humbisni as paratë dhe as dokumentat e rëndësishme.

    3. Një krëhër flokësh

    Me siguri ju e keni një të tillë në çantë për të krehur flokët, por mund ta përdorni edhe në situata rreziku. Nëse dikush ju sulmon, nxirreni dhe vendosjani përpara fytyrës, dhëmbëzat e krëhërit do të bëjnë punën e tyre.

    4. Shishe të vogël parfumi që rimbushet

    Mund ta mbushni me ujë dhe sapun të lëngshëm dhe ta përdorni në raste shumë të rrezikshme si “spray piperi”. Në një situatë të tillë e spruconi drejt sulmuesit dhe derisa djegia e syve t’i jetë larguar, ju keni ikur që aty!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!