×
  • Extra
  • Lista

    Populli po vdiste, ato jetonin në diamante: Zonjat e Para më mizore që keni njohur

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 14:43

    Ndërsa qytetarët nuk kishin çfarë të hanin, ato fitonin milionat, jetonin në luks dhe ishin të pandjeshme ndaj vuajtjeve të popullit të tyre.


    Reporteri.net ju sjell tri Zonjat e Para të cilat ishin edhe më mizore sesa bashkëshortët e tyre.

    Grace Mugabe

    Grace Ntombizodwa Mugabe, deri vonë ishte Zonja e Parë e Zimbabve. Këtë titull e fitoi në vitin 1996 kur ishte 31 vjeç, kur u martua me 40 vjeçarin Robert Mugabe. Pas një grusht shteti ushtarak ajo u largua nga vendi  dhe i humbi çdo gjurmë. Në vitin 2010, WikiLeaks zbuloi se zyrtarët e lartë shtetërorë, së bashku me Grace, kishin organizuar gërmime private në minierën Chiadzwa në pjesën lindore të vendit, nga ku kishin nxjerrë diamante. Nga ky “biznes” Grace ka fituar  15,000,000 dollarë.

    Grace Mugabe është e njohur për jetën e saj luksoze, kështu që mediat perëndimore shpesh e kanë quajtur ‘Gucci Grace’. Në vitin 2003, gazetat raportuan se gjatë qëndrimit të saj në Paris shpenzoi 120.000 dollarë, kur doli për blerje. Ndërsa ajo jetonte në luks të shfrenuar, banorët mezi mbijetonin me një vakt në ditë, transmeton Reporteri.net.

    Imelda Marcos

    Image result for IMELDA MARCOS

    Kur disa vite më parë në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se ajo kishte vdekur, komentet ishin mjaft fyese. Por, lajmi ishte i rremë. Kur doli lajmi se ishte shpallur e vdekur, Imelda Marcos, tani 88-vjeçare, vetëm qeshi dhe tha: “Unë jam më e gjallë se kurrë, vetëm se tani jam më e moshuar”.

    Bota  e mban shumë mirë mend Imelda Marcos, dikur zonja e parë e Filipineve dhe e veja e diktatorit Ferdinand Marcos. Në mesin e viteve ’80, bota ishte shokuar kur, pas rrëzimit të Marcosovog, njerëzit hynë në shtëpinë e tyre duke gjetur një dhomë të veçantë ku gruaja e diktatorit mbante këpucët. Dhjetëra raftet që shtriheshin nga dyshemeja deri në tavan, numëronin rreth 3,400 palë këpucë të stileve dhe ngjyrave të ndryshme. Në të njëjtën kohë, njerëzit në vend po vdisnin nga uria.

    Imelda u akuzua se gjatë sundimit 20-vjeçar të Ferdinand Marcos, vodhi miliarda nga thesari i shtetit. Për këto akuza, ajo kurrë nuk u dënua.

     Elena Ceausescu

    Image result for  Elena Ceausescu

    Nëse për asgjë tjetër, atëherë rumunët mund t’i jenë mirënjohës asaj sot sepse ka lënë një prej muzeve më spektakolar në Evropë. Megjithatë, populli rumun i pagoi të gjitha me urinë dhe jetën pa ngrohje në kohën e dimrit më të madh. Kjo ishte gjithashtu arsyeja pse njerëzit filluan të ngriten në protesta në Bukuresht më 16 dhjetor 1989, dhe një javë më vonë, u qëlluan diktatori Nicola Ceausescu dhe gruaja e tij Elena. Kryesisht Elena gëzonte një koleksion të madh të manteleve të leshta nga një shumëllojshmëri e gjerë e kafshëve të egra. Por sot, mund të shihet një pallat i madh i ndërtuar nga bashkëshorti i saj. Është pallati më i madh në Evropë, dhe brenda është pasuria e vërtetë që Elena porositi nga e gjithë bota. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!