×
  • Extra
  • Lista

    Tifoze e Arsenalit dhe pa pasaportë, këto janë 9 faktet interesante rreth Mbretëreshës Elizabeth

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 7:41

    Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Djali i saj i madh, i njohur më parë si Princi i Uellsit do të jetë mbret me titullin mbretëror: Mbret Charles III.

    Mbretëresha jepte shumë rrallë intervista, njerëzit dinë shumë pak për të ose më saktë dinë thjeshtë pasionin e saj për koleksionin e kapeleve dhe dashurinë për qentë “corgis”. Së fundmi “Independent.Uk” ka publikuar një artikull me 9 fakte interesante rreth Mbretëreshës që jo shumë veta i dinë:

    1. Ajo u portretizua në rreth 100 filma dhe shfaqje televizive

    Sipas të dhënave nga IMDb, Mbretëresha u portretizua nga aktorët në ekran rreth 100 herë, duke përfshirë Claire Foy, e cila e luajti atë në The Crown të ​​Netflix dhe Helen Mirren, e cila fitoi një Oscar për rolin e saj si Elizabeth II në The Queen.

    2. Ajo pinte një gotë shampanjë çdo natë para gjumit

    Sipas kushërirës së mbretëreshës, Margaret Rhodes, mbretëresha ndonjëherë pinte një xhin dhe Dubonnet para drekës, një gotë verë me vaktin e saj dhe një gotë shampanjë para gjumit.

    3. Ajo nuk kishte pasaportë

    Ndërsa shumica prej nesh e kanë të pamundur të lëvizin pa pasaportë, për mbretëreshën kjo ishte e mundur. Duke ditur se një pasaportë britanike lëshohet në emër të saj, ajo nuk kishte nevojë për një pasaportë.

    4. Ajo kishte dy ditëlindje

    Mbretëresha lindi më 21 prill 1926, megjithatë, ditëlindja e saj “zyrtare” u festua nga kombi në qershor në paradën vjetore “Trooping the Color”, e cila ka qenë një festë tradicionale që nga viti 1748.

    5. Ajo pa në pushtet 13 kryeministra të ndryshëm të Mbretërisë së Bashkuar

    Nga Winston Churchill te Theresa May, Mbretëresha i pa të gjitha.

    6. Ajo ishte një tifoze e Arsenalit

    Mbretëresha ka treguar se është tifoze e ekipit të futbollit të Londrës së Veriut gjatë një fjalimi në 2016. Ish-mesfushori i klubit, Cesc Fabregas, ka pohuar gjithashtu se mbretëresha i kishte treguar atij se ajo ishte “një tifoze Gooner” gjatë një pritjeje në Buckingham Palace në 2007.

    7. Ajo fliste rrjedhshëm frëngjisht

    Elizabeth II ishte një nga mbretëreshat britanike që ka udhëtuar më shumë dhe ka mbajtur një numër fjalimesh zyrtare në frëngjisht, duke treguar aftësitë e saj për gjuhën frënge.

    8. Ajo ka pritur më shumë se 50,000 njerëz në Pallatin Buckingham çdo vit

    Mbretëresha mirëpriste mijëra njerëz në Pallat në dreka, darka, bankete dhe festa të ndryshme në kopsht.

    9. Ajo ishte e martuar për më shumë se 70 vjet

    Në vitin 2017, Mbretëresha dhe Princi Philip festuan 70 vjet martesë, duke shënuar përvjetorin e nmartesës së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!