Megjithëse vendet ku gratë ndalohen të hyjnë janë shumë të rralla, ato ende ekzistojnë. Këta janë kryesisht tempujt fetarë, por ka edhe taverna, klube dhe parqe ku këmbët e një gruaje nuk mund të shkelin, transmeton Reporteri.net.
Më poshtë ju sjellim disa prej tyre:
Omine
Ky vend u shpall trashëgimi kulturore në vitin 2004, pavarësisht faktit që femrave u ndalohet të shkojnë atje, sepse siç thuhet mund të “tundojnë” njerëzit që janë atje, por edhe për arsye të tjera fetare. Omine është e vendosur në Japoni dhe në malet e saj ndodhet një manastir nga shekulli i tetë.
Not many ppl know about #Omineshanji Temple in #Japan.
On top of Mount Omine, this temple is a @UNESCO declared World Heritage site as part of “sacred sites m pilgrimage routes in Kii Mountain Range”. The Mount is the HQ of the Shugendo religion. pic.twitter.com/pgKSmTgo1D— রানী রায় (#ISupportCAA&NRC)🇮🇳 (@raniroyrocky) January 5, 2019
Mali Atos, Greqi
Atos, u shpall Trashëgimi Kulturore Botërore në vitin 1998 dhe madje edhe burrat duhet të marrin një leje të posaçme për ta vizituar atë. Grave u ndalohet të afrohen më pak se 500 metra. Që nga shekulli 11 grave u është ndaluar të futen në këtë manastir me qëllim të shmangies së kontaktit me murgjit që jetojnë atje. Mali Athos është një enklavë prej 20 manastirësh.
https://www.youtube.com/watch?v=5D8OxrSZZU8
Plazh Mlimadi
Ky plazh ndodhet në Afrikën verilindore dhe i përket arkipelagut të ishullit të Komoros. Komuniteti fetar që jeton atje ka bërë presion mbi autoritetet për të ndaluar ardhjen e grave në këtë ishull.
Okinoshima
Pasi që konsiderohet një vend i shenjtë, ardhja e grave është e ndaluar në këtë ishull japonez. Ky vend është i banuar ekskluzivisht nga burrat dhe çdo vit në maj lëshohen 200 leje të posaçme për vizitorët meshkuj.
Tobogani ekstrem i ujit në Gjermani
Ky është një rast ekstrem ku ndalimi nuk ka të bëjë fare me fenë. Parku i Galaxy Erding në Gjermani u ndaloi grave të vizitonin disa atraksione ujore, pasi disa gra pësuan plagë gjenitale pas rrëshqitjes në shpejtësi deri në 70 km / h, transmeton reporteri.net.
https://www.youtube.com/watch?v=fw__l0XFmHc
Tempulli Haji Ali Dargah
Tempulli i Haji Ali Dargah ndodhet në ishullin Vorli në jug të Bombeit në Indi. Në këtë ishull gjendet varri i Pira Sufi Pira Aji Ali Bujhari, mauzoleumi i të cilit ndalon hyrjen e grave që nga viti 2011. Arsyeja është se gratë kanë menstruacione dhe sipas tyre kjo i bën ato të “papastërta”. E njëjta gjë ndodh në shumë tempuj hindu.
An oasis of calm in the city of #Mumbai – The Haji Ali Dargah >> https://t.co/N0u0Etm1fB
#travel #travelblogging #incredibleindia #ttot @WeAreMumbai #myyatradiary
— Arti (@artisdiary) April 24, 2019
Kafenion
Ekzistojnë disa taverna tradicionale greke, të njohura si kafenion, që nuk lejojnë hyrjen e grave. Këto janë vende ku meshkujt mund të takohen, të luajnë letra, të flasin, të pinë duhan dhe të argëtohen.
Këto klube, ekskluzivisht për të pasurit, u bënë të njohura në shekullin e 19-të, kur gratë u ndaluan të hyjnë. Ka ende disa në Britani të Madhe. Më i rëndësishmi nga ta është Klubi i Zotërinjëve të Bardhë, vendi ku Princi Çarls festoi ditën e tij të fundit të beqarisë. /Reporteri.net