Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Shumë prej nesh e pinë atë rregullisht sepse na ndihmon ta përballojmë orarin dinamikën e mbingarkuar të jetës. Pirja e kafesë gjithashtu ka një histori shumë interesante. 


Reporteri.net ju sjell disa nga faktet më interesante për kafenë:

Gjithçka filloi me një dhi

Reklamë

Megjithëse është shumë e vështirë të përcaktohet se ku është përdorur kafeja e parë, besohet se kjo ndodhi dikur në shekullin IX në Etiopi. Bariu etiopian vuri re së pari efektin energjik të kësaj bime kur dhitë e tij filluan të silleshin çuditshëm pasi hëngrën disa bimë kafeje. Falënderoni dhitë për zbulimin e kafesë!

Arabët dhe kafeja

Arabët ishin në fakt të parët që shfrytëzuan kokrrat e kafesë për ta përgatitur në formën e një pije siç e njohim sot. A e dinit se cila ishte arsyeja e vetme e justifikuar për të cilën një grua mund të kërkonte divorc në Arabinë e lashtë? Pamundësia e burrit të saj për të siguruar kafe të mjaftueshme për familjen e saj.

Fjala “kafe”

Arabët ishin të parët që përdorën shprehjen “kahvat al-bun”, që do të thotë kafe. Gjatë shekujve, ajo është shkurtuar vetëm në fjalën “kahva”. Kjo fjalë u huazua nga turqit dhe u ndryshua në “kahve”. Më vonë, ngjashëm ndodhi edhe me holandezët të cilët gjithashtu huazuan këtë fjalë dhe e ndryshuan atë në “koffie”. Nga këtu erdhi vetëm një kërcim i vogël në gjuhën moderne angleze.

Reklamë

Popullariteti i kafesë

A e dini se kafja është produkti i dytë më i shitur në botë? Vetëm nafta është më e shitur se kafeja, gjë që nuk është për t’u habitur, sepse është forca kryesore lëvizëse e kapitalizmit në shoqërinë moderne. Kafja është gjithashtu pija e dytë më e konsumuar në botë, menjëherë pas ujit.

Kafeja mund të vrasë

Po, me të vërtetë, kafeja mund t’ju vrasë. Por mos kini frikë, sepse është pothuajse e pamundur të pini aq kafe në një periudhë të shkurtër kohore. Shkencëtarët vlerësojnë se shuma e kafeinës prej rreth 100 gota kafe do të ishte vdekjeprurëse për njerëzit.

Reklamë

Kafeja më e shtrenjtë në botë

Kafeja më e shtrenjtë në botë quhet Kopi luwak dhe prodhohet në Indonezi. Çfarë e bën kaq të veçantë me siguri po e pyesni veten? E pra, një kilogram zakonisht kushton rreth 1000 euro. /Reporteri.net