Zbuloni ‘formulën’, 8 veçoritë që djemtë kërkojnë nga vajza që zgjedhin për t’u martuar

Cila vajzë nuk do të dijë “formulën” e djemve? Si është ajo që ata zgjedhin ta kenë gjithë jetën në krahë?

Vajza, lexoni me kujdes nëse doni që të keni një marrëdhënie afatgjatë. Ja një listë e gjërave që një djalë vlerëson tek partnerja e tij e ardhshme.

1. Inteligjenca

Një nga tiparet më të rëndësishme për një marrëdhënie të qëndrueshme: asnjë nuk dëshiron që të ndihet në siklet për shkak të “pafytyrësisë” së partnerit.

2. Humori

Nëse bëni shaka apo thoni gjëra që shkaktojnë të qeshura në tavolinë, ju do t’ia rrëmbeni zemrën menjëherë. Nëse nuk keni një sens humori të lartë, të paktën tregohuni më të hapur ndaj shakave të personit me të cilin jeni në takim. Është gjithmonë një kënaqësi të rrethohesh nga njerëz me sens humori.

3. Besnikëria

Nuk besojmë se duhet të ndalemi gjatë këtu, pasi të gjithë e dimë sa e rëndësishme është besnikëria në një marrëdhënie. Tradhtia nuk duhet të ekzistojë dhe më e rëndësishmja është që partnerët duhet t’i ofrojnë siguri njëri-tjetrit.

4. Vetëbesimi

Vetëbesimi luan një rol më të rëndësishëm sesa pamja e jashtme e një personi. Nëse një grua ndihet mahnitëse, të gjithë do mendojnë të njëjtën gjë.

5. Mirësia

Askush nuk i pëlqen njerëzit që duan të keqen e të tjerëve. Një person që tregohet shumë i sjellshëm me të tjerët (i pasforcuar) është gjithmonë shumë i mirë për ta pasur pranë vetes.

6. Të gatshëm për ta dëgjuar

Burrat nuk flasin shpesh për ndjenjat e tyre. Por kur ata e bëjnë, e vlerësojnë shumë një grua që tregohet e hapur për t’i dëgjuar dhe të japë këshilla.

7. Pavarësia

Sigurisht, çdokush dëshiron që partneri të tregohet i kujdesshëm, t’i qëndrojë pranë, por varësia dhe paaftësia për të marrë vendime të thjeshta nuk duhet të ekzistojnë te ju. Le t’ia lëmë fëmijërisë këto tipare. Një burrë kurrsesi nuk dëshiron të kthehet në një ‘dado’ për partneren e tij.

8. Sinqeriteti

Askush në këtë botë nuk është i aftë për të lexuar mendjen e tjetrit, prandaj është më mirë që të flisni menjëherë për dëshirat dhe pakënaqësitë tuaja. Ndihmon për të shmangur konfliktet e mëtejshme dhe traumat psikologjike.

A ka diçka që mund të heqim ose të shtojmë nga kjo listë, si mendoni?