Ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi, përmes një postimi në Facebook është përfshirë në zgjedhjet e 14 shkurtit.


Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë të ardhmen e jo të tashmen, duke bërë thirrje hapur që të votohet Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi shkruan se tentimi i 51 ditësh i VV-së për rikthimin e shtetit u ndalë, atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive.

Reklamë

Postimi i tij:

Ndodhemi pakë ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Deri më tash, pothuaj të gjitha partitë qeverisën me shtetin. Më së shkurti Lëvizja Vetëvendosje.

Tentimi i saj 51 ditësh për rikthimin e shtetit u ndalë, atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive.

Prandaj, zgjedhjet janë më shumë se një votim. Votuesit duhet të zgjedhin të ardhmen e jo të votojnë të tashmen. Mbi të gjitha, ndryshimin!

Vota e 14 shkurtit është votë mbijetuse per shtetin e Kosovës.

Reklamë