Elvis është kthyer në sensacionin e rrjeteve sociale pasi një video e tij teksa adhuron veten në pasqyrë po bën xhiron e botës. Kjo situatë nuk do ishte dhe aq e habitshme, por Elvis është nja majmun i vogël dhe simpatik nga kopshti zoologjik Perth i Australisë.
Mesa duket ai është i dashuruar me reflektimin e tij në pasqyrë pasi e afron atë tek vetja teksa qëndron para saj dhe adhuron reflektimin e tij.
“Elvisit i pëlqen të shoh reflektimin e tij, ai mendon se është një majmun tjetër dhe fillon të bëhet shumë miqësor me të,” shpjegoi kujdestari i kopshtit zoloogjik Dan Noble.