×
  • Extra
  • Extra

    Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 20:56

    Edhe pak  javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 12 prill, ditën e hënë.


    Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë.

    Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 11 maj, ditë e martë.

    Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!