Kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, pas humbjes, ka ngushëlluar veten duke dëgjuar një nga këngët e Medës.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hasani ka publikuar një video ku ai shfaqet nga Liqeni i Batllavës, derisa në sfond dëgjohet kënga e Medës “Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, shkruan Reporteri.net.

“Në Liqenin e Batllavës duke u argëtuar me këngën e Medes”, ka shkruar kandidati “modest”.

Reklamë

Ndryshe, Hasani mori vetëm 199 vota në komunën ku ai kandidonte./Reporteri.net/