×
  • Extra
  • Extra

    Musliu ironizon me VV-në: Urime fitorja e 14 shkurtit, se e keni harru sot shahadetin e Vetëvendosjes

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 11:59

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar deputetëve të LVV-së në seancën e sotme të Kuvendit, duke thënë se të njëjtit në fjalimet e tyre sot harruan të tregojnë se dolën të parën në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    “Ju e keni harru shahadetin e Vetëvendosjes, urime 14 shkurtin, fitorja e juaj plebishitare. Jeni shumicë, e kjo është e vetmja e vërtetë në të gjitha arsyetimet e juaja”, ka thënë sot Musliu.

    Ajo i ka propozuar Vetëvendosjes që të thërrasin një seancë ku do të shkarkonin të gjithë bordet.

    “Thirrni shkarkoni bordet krejt në një seancë, Kosova është përballë edhe ma herët me veprime të tilla, ju e dini në regjime edhe ma herët. Janë këtu disa më të moshuar se ne edhe e dinë çka ka ndodh në viten e 80. Mos hupni kohë, thirrne ni seancë të veçantë, shkarkoni të gjitha bordet, nuk keni fakte nuk keni argumente. Arsyetimi juaj i vetëm janë votat që keni në Kuvend”, tha Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!