×
  • Extra
  • Extra

    Në gjunjë dhe me lot në sy murgesha u lutet policëve që mos të qëllojnë, pamjet bëhen virale në të gjithë botën

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 22:01

    Një murgeshë është kthyer në një nga imazhet më të komentuara të ditës së sotme pas gjestit të bërë nga ana e saj.


    Ajo është gjunjëzuar duke iu lutur që protestuesit në Mianmar të mos goditen nga policia.

    Pamjet që qarkullojnë tregojnë murgeshën që u lutet forcave blu në gjunjë që të mos qëllonin të rinjtë që po protestonin paqësisht.

    Motra Ann Nu Thaëng, është bërë imazhi i dëshirës për liri në vendin i cili është nën kontrollin e ushtrisë që nga 1 Shkurti dhe u ka marrë jetën të paktën 18 personave.

    Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!