Në Ankara sot, anëtari serb i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës arriti disa marrëveshje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.


Ueb-faqja zyrtare e SNSD-ës publikoi fotografi që tregojnë atmosferën e shkëlqyer nga darka gala e mbajtur pas takimit.

Duket se Dodik dhe Erdogan po festojnë me muzikë dhe shihet gjithashtu duke e “zbukuruar” fizarmonikën me para.

Reklamë

Ishte Dodik, ai që fillimisht e shpërbleu me para muzikën dhe më pas presidenti turk, Erdogan.

Ndryshe, presidenti turk njoftoi në një konferencë shtypi se do t’i dhuronte 30 mijë doza të vaksinave Bosnjë dhe Hercegovinës.