×
  • Extra
  • Extra

    Nëntë majmunë në Kaliforni marrin vaksinë kundër coronavirusit, në Kosovë as njerëzit

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 11:36

    Nëntë majmunë të mëdhenj në një kopsht zoologjik në Kaliforni u bënë organizmat e parë jonjerëzorë që u vaksinuan kundër coronavirusit. Zyrtarët në San Diego thanë se katër orangutangë dhe pesë bonobos morën vaksinën, javëve të fundit.


    Kafshët i morën nga dy doza të një vaksine eksperimentale, të dizajnuar fillimisht për qen dhe mace, tha zëdhënësja e kopshtit zoologjik, Darla Davis, për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Vaksinat u miratuan pasi tetë gorilla në një tjetër kopsht të San Diegos u infektuan me koronavirus në janar.

    Rasti shënoi transmetimin e parë të njohur të virusit te majmunët e mëdhenj.

    Vaksina u zhvillua nga kompania farmaceutike veterinare Zoetis, por nuk u testua te majmunët.

    Në komunitetin njerëzor, coronavirusi ka prekur mbi 115 milionë vetë.

    Prej tyre, mbi 2.5 milionë kanë humbur jetën dhe mbi 65 milionë janë shëruar.

    Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 28 milionë të infektuar dhe mbi 520,000 viktima./REL/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!