×
  • Extra
  • Extra

    Një nënë shqiptare dhuron xherdanin e saj në vlerë prej 3,400 euro për ndërtimin e xhamisë

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 11:26

    Një grua nga qyteti i Tetovës gjatë ditës së sotme ka dhuruar sadaka xherdanin e saj të qafës për ndërtimin e një xhamie.


    Ky xherdan iu është dorëzuar teologut Ardian Sejdiu që njëkohësisht është përgjegjës për ndërtimin e asaj xhamie, dhe vlera e këtij xherdani kap shifren prej 3,400€.

    Sejdiu ka njoftuar ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar lartë veprimin e gruas.

    “Një nënë e respektuar, besimtare e denjë dhuroi xherdanin e nusërisë, në vlerë 3,400 €, për ndëtimin e Xhamisë së re- fsh. Gaçkë.”, shkroi Sejdiu në Facebook.

    “Ndër të tjera teologu ka shtuar se xhamia që po ndërtohet do të shërbejë për edukimin e brezave për fe dhe atdhe.”, shtoi Sejdiu.

    Postimi i plotë:

    ✅Dhuroi xherdanin e nusërisë për xhami!
    Sot, u befasova për të mirë nga një grua-nënë, nga Tetova.
    Një nënë e respektuar, besimtare e denjë dhuroi xherdanin e nusërisë, në vlerë 3,400 €, për ndëtimin e Xhamisë së re- fsh. Gaçkë.
    Kam lexuar në histori se gratë e nënat i dhuronin bistekat e flokëve për ushtrinë që luftoi kundra Persisë, që me ato flokë, ushtarët i mbështjellnin dorëzat e shpatës.
    Por dhe, historia kombëtare na mëson se, nënat shqiptare kanë dhënë gjithçka nga vetja, kanë dhënë bijt e bijat më të mira, për fe e atdhe.
    Kjo Xhami, që po e shihni, po ndërtohet me kontribut të bive dhe bijave të kombit shqiptar, dhe me lejen e Zotit, do të bëhet referencë udhëzimi e motivimi për fe e atdhe!
    Asgjë s’është shumë kur është në pyetje xhenneti.
    Zoti ta shpërbleftë me xhennet, nënë e dashur, ty dhe gjithë nënave kontributdhënëse dhe vizionare!
    Me shumë respekt, i juaji,
    # AS?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!