×
  • Extra
  • Extra

    Nuk i dha ujë, burri i thyen gruas shishen në kokë

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 9:53

    Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku tregon momentin, kur 52-vjeçarja kroate, Nevenka Margeta, u rrah brutalisht nga një person i panjohur.


    Gruaja ka në pronësi një restorant, e aty, personi i panjohur u fut dhe kërkoi një gotë ujë.

    Duke qenë se restoranti nuk ishte hapur ende, gruaja, nuk ia ofroi këtë shërbim.

    “Refuzimin”, i riu nuk e ka pritur shumë mirë, pasi brutalisht ka goditur me shishe në kokë 52-vjeçaren dhe ka nisur ta grushtojë në pjesët e trupit.

    I gjithë momenti është fiksuar nga një kamera sigurie, ndërsa bashkëshorti i gruas, ka ofruar shpërblim në atë që ofron informacion në lidhje me autorin.

    Më poshtë pamjet:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!