×
  • Extra
  • Extra

    Nuk punon dhe jeton me mamin, nëna padit “fëmijën” 50-vjeçar

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 22:52

    Nuk punonte dhe nuk ndihmonte as me punët e shtëpisë. Mbi të gjitha, nuk kishte ndërmend të jetonte më vete.


    Ky është rasti i një 50-vjeçari italian në qytetin e Torinos, i cili jeton ende me nënën e tij, e cila ka vendosur që ta padisë.

    E mërzitur me “fëmijën” që nuk po largohet nga shtëpia, gruaja fitoi gjyqin dhe tashmë 50-vjeçari duhet të gjejë një banesë tjetër.

    Gjykatësi e konsideroi “parazitare” qëndrimin e burrit në shtëpinë e nënës, e cila fillimisht ishte ankuar në polici dhe më pas i ishte drejtuar gjykatës.

    “Më ndihmoni të largoj djalin nga shtëpia, dua të jetoj e qetë. Nuk mund ta mbaj unë gjithë jetën. I kam ofruar edhe 400 euro në muaj vetëm që të ikë, por nuk pranon”, ishin fjalët e gruas.

    Gjykatësi vendosi largimin e 50-vjeçarit nga banesa për “keqtrajtim ndaj nënës”, duke përfituar nga një rast dhune fizike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!