×
  • Extra
  • Extra

    Nuk u lejua të futet në aeroplan pasi u vonua, 46-vjeçarja gënjeu se ka bombë në të

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 20:29

    Një grua nga Chicago është arrestuar në aeroportin e Floridas, pasi që kishte dhënë një alarm të rrejshëm që brenda aeroplanit ka bombë.


    Marina Werbitsky, 46-vjeçe, u arrestua të hënë në aeroportin ndërkombëtar Fort Loderdale, është bërë e ditur nga zyra e sherifit lokal.

    Werbitsky i kishte thënë personelit se në çantën e saj që akoma ishte ne aeroplan gjendet një bombë – kurse tërë këtë e bëri vetëm pse nuk i është lejuar të futet në fluturake pasi ishte vonuar.

    Megjithatë ajo u arrestua menjëherë, kurse aeroplani u bë gati për t’u ngritur në ajër. Kjo u mundësua kur autoritetet e kontrolluan dhe nuk gjetën asgjë brenda – duke kuptuar se ishte alarm i rremë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!