Parashikimet e Baba Vangas për 2021: Tsunami, fundi i botës apo një kurë për kancer

Baba Vanga përshkruhet si gruaja më e fortë që ka ecur në Tokë pas Nostradamusit. Këtu janë disa nga parashikimet e Baba Vangas për 2021.


Besimtarët e Baba Vangas besojnë që mistikja bullgare ka parashikuar para vdekjes se saj më 1996 shumë ngjarje në Botë si ngritjen e ISIS dhe sulmet e 11 shtatorit në Kullat Binjake në New York. Baba Vanga kishte lindur me emrin Vangeliya Pandeva Gushterova në Maqedoninë Veriore më 1911, edhe pse shumicën e jetës së saj e jetojë në Bullgari. Gjatë jetës së saj, ajo mori famë për shkak të fuqive të saj për të parashikuar dhe biseduar me të vdekurit.

Sipas raporteve që nga fëmijëria e saj, ajo filloi të bëj tregti duke qenë e aftë që të parashikojë të ardhmen pasi që ishte takuar njëherë me engjëjt.

Në librin “The Weiser Field Guide to the Paranormal”, autorja Judith Joyce ka thënë se njerëzit shkonin të Vanga për ta mësuar të ardhmen e tyre.

“Baba Vanga kurrë nuk ka shkruar ndonjë libër, por shumë libra janë shkruar për të, për aftësitë e saj dhe profecitë e saj”, shkruan në libër.

“Ajo pretendonte se merrte informacionet nga qenie të padukshme dhe thoshte që, nëse dikush qëndronte para saj, ajo mund ta shihte jetën e atij personi siç ndodh nëpër filma, nga fillimi në fund”.

“Baba Vanga u kërkonte vizitorëve që t’ia japin një kub sheqeri, të cilin më pas e përdorte si një kristal për të fokusuar energjinë e saj për të marrë informacione”.

Reputacioni i saj, madje thuhet se zuri edhe vëmendjen e liderëve komunist ku kishte thashetheme se lideri sovjetik, Leonid Brezhnev e kishte konsultuar atë në një rast.

Më poshtë ne do të sjellim atë që Baba Vanga thuhet se ka parashikuar për 2021, përfshirë kataklizmat natyrore dhe një kurë për kancerin.

Craig Hamilton-Parker, një paranormal që udhëheq me Psychics.co.uk, ka ndarë mendimet e tij për parashikimet që do të ndodhin këtë vit deri në Vitin e Ri, transmeton GazetaExpress.

Cunami dhe kataklizma natyrore deri në fund të vitit?

Një ndër parashikimet më shqetësuese për këtë vit nga Baba Vanga janë parashikimet për cunami dhe kataklizma natyrore që do ta godasin Azinë.

Vanga thuhet se ka paralajmëruar botën për një cunami vdekjeprurës më 2004 që vrau më shumë se 220000 njerëz në Azinë juglindore.

Ajo pastaj ka tërhequr vërejtjen edhe për një kataklizëm tjetër të ngjashme, që përcillet me tërmete dhe sulme meteorësh.

Lajmi i mirë është, megjithatë, që ky cunami është supozuar të ndodh në fund të 2020, por të shohim a do të ndodh këtë vit?

A do të ndodh fundi i botës më 2021?

Baba Vanga ka parashikuar që bota do të mbërthehet nga tre gjigant dhe një “dragua i fuqishëm” në të ardhmen.

Jashtëzakonisht e paqartë, por shumë besojnë se mistikja e verbër e ka ditur se kur do t’i vinte fundi Botës.

“Ne do të jemi dëshmitarë të ngjarjeve që do ta shkatërrojnë botën dhe do ta ndryshojnë fatin e njerëzimit”, kishte thënë ajo.

Megjithatë, lajmi i mirë është se Bota nuk do të përfundojë këtë vit, pasi që mistikja ka parashikuar që ajo do të ndodh para vitit 5079.

Zbulimin i kurës për kancer?

Një parashikim pozitiv që ka bërë Baba Vanga për këtë vit është zbulimi i kurës së kancerit.

Edhe pse ajo nuk e ka specifikuar se kur do të arrijë kjo kurë, ajo ka thënë se do të arrijë në fillim të shekullit 21.

“Në fillim të shekullit 21, njerëzimi do të arrijë që ta shërojë kancerin”, kishte thënë mistikja, transmeton GazetaExpress.

“Do të vijë një ditë kur kanceri do të lidhet me zinxhir çeliku”.

A do të jetë viti 2021 viti që shkencëtarët do ta gjejnë trajtimin për kancer?

A duhet t’i besojmë profecive të Baba Vangas?

Shumë skeptik pajtohen që ka shumë pak prova që mbështesin fuqitë profetike të Baba Vangas.

Edhe pse ndjekësit e saj thonë se ajo ka sukses në masën 85 për qind në parashikimet e saj, ende nuk ka ndonjë fakt real që i vërteton këtë profeci.

Vazhdimisht, valediteti i këtyre përshkrimeve nuk mund të vërtetohet dhe një hetim i bërë më 2012 ka zbuluar se ato janë shkruar nga disa mashtrues rus dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me mistiken e verbër.

Faqja, Skeptics.com, për shembull shkruan: Vanga ishte analfabete apo gjysmë e shkolluar dhe duket se ajo nuk ka shkruar asnjë libër vet, me anëtarët e stafit të saj që thuhet se ishin nga qeveria bullgare e që më vonë edhe ishin kapur nga shteti.

“Këto parashikime të Vangas që citohen duket se kanë të bëjnë me vizionet apokaliptike në botë – kryesisht në Europë – madje thuhet se edhe në Mars do të këtë një luftë më 3005 e cila do ta ndryshojë trajektoren e këtij planeti”.

“Në një shënim tjetër pozitiv, ajo parashikoi që më 2028 njerëzimi do të shkojë në planetin e Venerës për të kërkuar burime të reja energjie – ajo duket se nuk ka pasur njohuri për atmosferën toksike dhe korrozive të këtij planeti – dhe pastaj, sipas saj, më 2130 civilizimi do të jetoj edhe nën ujëra me ndihmën e alienëve”.