Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është mjaft aktiv në rrjetin social Facebook.
Tash që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kanë përfunduar, kandidatët për kryeministër e edhe ata për deputetë kanë filluar t’i heqin posterat zgjedhorë nga profilet e tyre, shkruan Reporteri.net.
Njëjtë ka vepruar edhe kryeministri Hoti, i cili nuk arriti që të fitojë besimin e qytetarëve për një mandat të dytë.
Së fundmi ai nuk është rehatuar me fotografinë e tij të profilit në Facebook.
Brenda tre minutave, Hoti ka postuar dy fotografi të ndryshme.
E asnjëra nga to, nuk ka logo të partisë apo diçka të ngjashme.
Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, fituese doli partia e Albin Kurtit me 47,88%, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u radhitën PDK me 17,36% dhe LDK me 13,08% të votave.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së me 99.16% të votave të numëruara, AAK do të jetë partia e katërt dhe e fundit shqiptare në legjistalutrën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi që edhe siç pritej, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhore pasi ka marrë vetëm 2,58%.
