×
  • Extra
  • Extra

    Piktori kosovar që jeton në Austri i bën një portret presidentes Vjosa Osmanit

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 12:13

    Piktori nga Kosova, Gazmend Freitag, që jeton në Linz të Austrisë, i ka bërë një portret Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu.


    Ai ka thënë që ndihet shumë i kënaqur me faktin që Kosova ka një presidente si Osmani.

    Me këtë portret, Gazmendi ka thënë se dëshiron ta urojë dhe të shprehë respektin e tij për presidenten e Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    “Jam shumë i lumtur që Kosova ka një grua për Presidente. Me Zonjën Vjosa Osmani e shoh një shans për të ngritur rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Unë besoj shumë se barazia gjinore e ndihmon shumë shtetin në çdo aspekt dhe besoj se Vjosa do të bëjë shumë për integrimin sa më të madh të gruas në politikë si dhe rrjetizimin dhe punësimin e grave. Me portretin e saj, përcjell mesazhin e urimit tim për Presidenten e Kosovës!”

    Gazmendi është një artist austriak me rrënjë shqiptare. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!