×
  • Extra
  • Extra

    Po celebronte një dasmë, prifti vdes gjatë shkëmbimit të unazave

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 18:01

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një prift ka humbur jetën papritur gjatë celebrimit të një meshe dasme. Ngjarja ka ndodhur në provincën Asti dhe bëhet fjalë për famullitarin 75-vjeçar të Vinchio-s, Don Aldo Rosso.


    Ai u godit nga një hemorragji cerebrale dhe u rrëzua përtokë, pikërisht në momentin e shkëmbimit të unazave.

    Midis të ftuarve ishte edhe një mjek që u përpoq të ndihmonte famullitarin, por në kushtet e tij ishte e pamundur të shpëtohej. Don Aldo, gjithashtu duhej të pagëzonte edhe djalin e çiftit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!