×
  • Extra
  • Extra

    Policja bën twerk në prehrin e shefit, pamjet po bëjnë namin në rrjetet sociale

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 11:30

    Sipas pamjeve dhe burimeve një police e cila sapo kishte filluar punë në një stacion të policisë në Bronx, New York shihet duke kërcyer në prehrin e shefit të saj i cili ishte dhe i martuar është bërë virale.

    Skena me policen e re, të veshur në mënyrë provokative, e cila duket se po shijon në maksimum këtë “Dhuratë Krishtlindjesh” për shefin e saj është regjistruar në video nga disa prej të pranishmëve.

     

    Në klip zëvendësshefi i Divizionit të 44-të të Nju Jorkut duket se është ulur në një karrige në qendër të një lokali, si një klient në një klub striptizi , ndërsa policia kërcen në mënyrë sensuale mbi të, duke zbuluar herë pas here dhe të brendshmet e saja.

    Turma përreth vendit të ngjarjes (ndoshta kolegë të dy policëve të NYPD – së ) po shikonin me habi, ndërsa disa të tjerë bërtisnin me habi.

    Pas përfundimit të kërcimit, togeri ngrihet nga karrigia dhe përqafon kolegen.

    Këto pamje kanë zëmëruar drejtuesit më të lartë të departamentit, të cilët kanë nisur një hetim për incidentin e së enjtes.

    “Të them të drejtën, një gjë e tillë nuk duhet bërë në një restorant familjar, por çfarë mund të bësh? ka thënë një kliente e lokalit.

    Ndërsa një kameriere ka shprehur neveri kur ka parë videon.

    Natyrisht, të shumtë ishin ata që justifikuan policen duke thënë se gjwra tw tilla priten në një festë Krishtlindjesh, kur alkooli ‘rrjedh lumë’ .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!