Projekti misterioz ‘metaverse’ i Mark Zuckerberg do të punësojë 10.000 njerëz në Europë

Gjiganti i Teknologjisë, Facebook me anë të një postimi në Blog ka bërë të ditur planin “Metaverse” që synon të punësojë 10 mijë njerëz në Bashkimin Europian.

“Metaverse ka potencialin për të ndihmuar në zhbllokimin e qasjes në mundësi të reja krijuese, sociale dhe ekonomike. Dhe evropianët do ta formojnë atë që në fillim.

Punët e reja që do të krijohen gjatë pesë viteve të ardhshme do të përfshijnë “inxhinierë shumë të specializuar. Investimi në BE ofroi shumë përparësi, duke përfshirë qasjen në një treg të madh të konsumit, universitete të klasit të parë dhe talente me cilësi të lartë, tha Facebook në një postim.

Zuckerberg e përshkroi vizionin e tij për The Verge në korrik, duke thënë se dikush “mund të mendojë për metaverse si një internet të mishëruar”, ku në vend që të shikojë vetëm përmbajtje, do të jetë pjesë e tij.

“Dhe ju ndiheni të pranishëm me njerëzit e tjerë sikur të ishit në vende të tjera, duke pasur përvoja të ndryshme që nuk mund t’i bëni domosdoshmërisht në një aplikacion ose faqe në internet, si vallëzimi, për shembull, ose lloje të ndryshme të fitnesit,” tha Zuckerberg.

Gjiganti i rrjeteve sociale ka thënë se Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i rëndësishëm në suksesin e kompanisë.

Një zëdhënës i Facebook i tha për Insider se kompania do të synonte Gjermaninë, Francën, Italinë, Spanjën, Poloninë, Hollandën dhe Irlandën për punësim.