×
  • Extra
  • Extra

    Raketa kineze 21-tonëshe del nga kontrolli, rrezikon të bie nga Nju Jorku në Madrid

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 14:17

    “Spacenews” raporton se një raketë kineze 21-tonëshe ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në Tokë në ditët e ardhshme duke rrezikuar dhe zonat e banuara.


    Raketa “Long March 5b” u nis për në orbitë të enjten e kaluar dhe sipas të gjitha llogarive, pas humbjes së kontrollit, do të përplaset në tokë në ditët në vijim.

    Astronomi Jonathan McDowell, i cili studion objektet që qëndrojnë në orbitën e Tokës shprehet se raketa ka një trajektore të papërcaktuar dhe mund të rrezikojë zona urbane nga Nju Jorku në Madrid, Pekin apo Zelandë të Re.

    Sipas raportimeve raketa 30 metërshe është duke udhëtuar drejt tokës me një shpejtësi 6km/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!