×
  • Extra
  • Extra

    Rrëfehet Anita Haradinaj: Doja të kem 6 fëmijë, por Haga nuk na la

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 15:22

    Moderatorja Anita Haradinaj ka rrëfyer në një intervistë televizive detaje nga marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.


    Ajo u shpreh se ka qenë Haradinaj ai i cili mori hapi për të dhënë puthen e saj, por me “ndihmën e saj”.

    “Unë e kam ndihmuar, dhe ai e ka bërë. I hapa rrugën,”– tha Anita Haradinaj, e ftuar në “ATV”.

    Moderatorja kosovare ka zbuluar gjithashtu se do dëshironte shumë të zgjeronte familjen e saj, pasi ka qejf të ketë 6 fëmijë, por sipas saj “Haga nuk i ka lënë shumë kohë”.

    “Me dëshirë do kisha bërë 6 fëmijë, por nuk na ka lënë Haga kaq shumë kohë dhe kam ngecur me tre, janë shumë të mirë, të mbarë e te shëndetshëm. Me qejf 6 por tani shkova 40-vjeçe, nuk e di a kam kohë,”– u shpreh Anita Haradinaj.

    Ndër të tjera Anita Haradinaj ka treguar që mes të dyve Haradinaj, bashkëshorti I saj është më romantic.

    “Unë do të doja të bëja surpriza por nuk më lë radhë Ramushi, sepse është më romantik. I vjen natyrshëm, është më romantik nga natyra,”- tregoi moderatorja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!