×
  • Extra
  • Extra

    Shkëmbehet gabimisht në maternitet, kërkon dëmshpërblim pas 19 vjetësh

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 17:38

    Një vajzë në Spanjë ka kërkuar kompensim nga autoritetet shëndetësore, pasi zbuloi se e kishin shkëmbyer gabimisht 19 vjet më parë në lindje me një tjetër foshnjë.


    Ajo u shkëmbye me një tjetër foshnjë të lindur në të njëjtën ditë në vitin 2002 në një spital në Logroño, në jug të Bilbaos.

    Të dy foshnjat u futën në inkubatorë para se t’i dorëzoheshin prindërve të gabuar.

    Një qeveri rajonale e ka pranuar shëkmbimin, duke e cilësuar si “gabim njerëzor”.

    Të martën ministrja e Shëndetësisë për qeverinë e La Rioja, Sara Alba, tha se nuk ishte e mundur të konkludohej se kush kishte bërë gabimin.

    Ajo tha se do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte përsëri sot, sepse procedurat për identifikimin e foshnjave ishin të sigurta dhe të besueshme.

    Rasti u raportua për herë të parë nga gazeta La Rioja, e cila tha se njëra nga vajzat po kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim nga Ministria e Shëndetësisë e rajonit. Ministria ka ofruar vetëm një kompensim prej 215 mijë eurosh, thonë raportet.

    Vajza tjetër e përfshirë është informuar për situatën, por nuk ka bërë një ankesë, raportoi gazeta El País.

    Ankuesja u rrit nga një grua që besonte se ishte gjyshja e saj. Kur gjyshja paditi babanë e supozuar për kujdesin e fëmijëve në vitin 2017, një gjykatë urdhëroi një test të ADN-së.

    Kjo konfirmoi se burri nuk ishte babai biologjik i fëmijës, dhe një test i mëvonshëm zbuloi se nëna e saj e supozuar nuk ishte asnjë lidhje gjenetike.

    Në moshën 16-vjeçare, vajza kërkoi ndihmë nga avokatët, të cilët i bënë presion autoriteteve shëndetësore për të hetuar rrethanat e lindjes së saj.

    Hetimi tregoi se ishte vetëm një foshnjë me të cilën vajza mund të ishte ndërruar.

    19-vjeçarja është në pritje të rezultatit të një testi të ADN -së për të konfirmuar identitetin e prindërve të saj biologjikë, ndërsa prokurorët po hetojnë rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!