×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptari braktisi BMW-në dhe ikë nëpër ara, policia e arreston me helikopter

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 7:13

    Policia britanike, ka vënë në pranga shqiptarin Esmerald Xhafa, 27 vjeç.


    Siç raportojnë mediat britanike, Xhafa la automjetin në rrugë dhe eci në këmbë në një fushë në anë të autostradës, ndërkohë që efektivët e kanë ndjekur për disa orë me helikopter, ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

    Bëhet e ditur se në automjetin e tij tip BMW, të cilën e braktisi për të i shpëtuar policisë, autoritetet gjetën dy kuti kartoni me shumë se 15 kg kanabis dhe 273 £ si dhe një listë emrash të shkruar me shkrim dore.

    Ndërkohë në banesë u gjetën 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo. Në banesë ai kishte një sistem të sofistikuar, një transformator të madh dhe drita të mëdha për kultivimin e bimëve.

    Ai fillimisht mohoi akuzat e policisë por që kjo nuk justifikoi vendimin e gjykatës. Kjo e fundit e ka akuzuar atë për kultivim trafikut të lëndës narkotike, duke e dënuar atë me 28 muaj burg.

    Avokati Chris Moran tha se klienti i tij kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!