×
  • Extra
  • Extra

    Shtëpia përfshihet nga flakët: Gjithçka u dogj për shkak të furrës, vetëm byreku shpëtoi

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 11:37

    Shtëpia e një çifti kroat mori flakë për shkak të një mosfunksionimi në instalimet para pak ditësh.


    Ata për fat të mirë dolën nga shtëpia të padëmtuar, por nuk arritën të merrnin pothuajse asgjë me vete. Gruaja Nada Vidoviq 70-vjeçe nga Pakostane tregoi se ajo kishte pjekur një byrek me kungull dhe do ta vendoste në furrë kur pa se nuk kishte energji elektrike dhe bashkëshorti i saj vuri re se kishte probleme siguresa.

    Më tej ajo tregoi se sapo vuri byrekun në furrë filloi të dilte tym dhe shtëpia u përfshi nga zjarri ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj u larguan pa marrë asgjë me vete.

    Thjesht shkova ta fus byrekun në furrë, por nuk kishte energji elektrike. Burri pa që siguresa ishte fryrë, prandaj e vendosi përsëri dhe nuk dilte më. Byreku në furrë sapo ishte ngrohur ndërsa tymi filloi të dilte nga banjo. Unë hapa derën, dhe pastaj flakët u shuan. Burri im solli një fikës zjarri, por diçka filloi të hapte zjarr, kështu që ne kishim frikë nga një shpërthim dhe fluturuam nga shtëpia, duke mos marrë asgjë. Na kanë mbetur edhe celularët, paratë e djegura janë ende brenda.

    E zonja e shtëpisë tregon se byreku vetëm se u poq pak më shumë se zakonisht, por ishte në gjendje optimale për t’u konsumuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!