×
  • Extra
  • Stil

    A e dini pse të gjitha xhinset kanë një xhep të vogël?

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 10:07

    Ju duhet të keni vënë re xhepin e vogël që kanë të gjitha xhinset brenda xhepit të djathtë përpara. Por pse ekziston? A është vërtet e dobishme?

    Xhinset e para të krijuara nga Levi Strauss rreth vitit 1850 në Amerikë. Levi StraussLevi fillimisht shiti pëlhurën e fortë të anijes që përdorej për të bërë tenda në vagonët e minierës.

    Megjithatë, nevoja e gërmuesve të arit që punonin atje për rroba pune të qëndrueshme, i dha idenë që ta përdorte këtë pëlhurë për të bërë pantallona.

    Çuditërisht, pantallonat u bënë gjithë bujë me dominimin e tyre që ka vazhduar edhe sot e kësaj dite.

    Pse të gjitha xhinset e kanë xhepin e vogël?

    Vetë Levi e bëri atë që njerëzit të vendosnin orët e tyre të xhepit atje. Të voglat e rrumbullakëta me kapak dhe zinxhir. Në fakt, xhepi është në anën e djathtë pasi mbi 90% e njerëzve përdorin më shumë dorën e djathtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!