×
  • Extra
  • Stil

    Çanta më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, ja sa është çmimi

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 20:41

    Më mirë të kishe një shtëpi apo një çantë? Nëse do mund të zgjidhje nuk do mund ta përballoje çmimin e çantës së bardhë “Hermès Birkin Himalayan me lëkurë krokodili dhe diamante” që është shitur me çmim prej 379,261 dollarë, duke e bërë çantën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand.

    Çanta e famshme Himalaya Birkin, punëdore nga lëkura e krokodilit e pasuruar me më shumë se 240 diamante në të cilën janë rripat të punuar me 18 karatë ari. Çanta u shit në Hong Kong duke i’a kaluar tjetrës që u shit për mbi 300 mijë dollarësh në vitin 2016.

    Të famshmit natyrisht që e duan çantën, ndër ta është edhe David Beckham i cili i bleu gruas së tij një çantë Birkin në vitin 2008 në vlerë prej 100 mijë dollarësh. Gjithashtu Kim Kardashian është parë me një Himalayan Birkin me lëkurë krokodili, shkruan CNBC, transmeton Express.

    Është quajtur Himalayan sepse ngjyra simbolizon malin e famshëm, dhe është një ndër çantat më të rralla dhe më të dëshiruara në botë thënë nga ekspertët. Vetëm dy çanta të tilla prodhohen në vit.

    Çanta është shumë e rrallë dhe e shtrenjtë sepse krokodilët e bardhë është shumë vështirë dhe rrallë për ti gjetur dhe procesi është shumë i vështirë.

    Njëra ndër më të lirat kushton rreth 10 mijë dollarë dhe janë të famshme për listën e tyre të gjatë të pritjes që shkon nga muaj në vjet. Vlera e tyre nuk humbet kurrë dhe shtohet me kalimin e kohës. Vicktoria Beckham ka deklaruar se ka një koleksion të çantave Birkin ku vlera tyre kalon 2 milion dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!