×
  • Extra
  • Stil

    Çka mund të bëni për të vjellat dhe ndjesinë e përzierjes gjatë shtatzënisë

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 20:51

    Përtej gjithçkaje të bukur që vjen bashkë me pritjen e ëmbël, pjesa më e sikletshme është tremujori i parë i shtatzënisë. Ndjesia e përzierjes, të vjellat, etj në të shumtën e rasteve janë të pashmangshme, por a mund t’i minimizojmë?

    Për fat të keq mekanizmi që çon në fillimin e të përzierave dhe të vjellave në tremujorin e parë të shtatzënisë është kompleks dhe jo plotësisht i qartë, kështu që një pjesë e formave të rënda të hyperemesis gravidarum nuk mund të zgjidhen vetëm me këshilla të thjeshta, por kërkojnë trajtim kompleks të parandalimit dhe ri-ekuilibrimit të gruas shtatzënë.

    Për sa i përket gjendjeve të lehta ose mesatare si këshillë kryesore është ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit. Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë vakte të vogla por të shpeshta, në përgjithësi ushqime jo pikante, pa erë dhe pa yndyrë. Zgjimi duhet të shoqërohet me një biskotë ose pak bukë të thekur. Një kujdes i veçantë duhet i duhet dhënë hidratimit, pra konsumit të lëngjeve, ujë, supë, lëng frutash etj.

    Acidi folik, komplekset e vitaminave B apo preparate homeopate me ekstrakte nga rrënjët e xhinxherit janë gjithashtu të përdorura për përmirësimin e situatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!