×
  • Extra
  • Stil

    E vranë pak ditë para dasmës, nusja me vello në varrin e të fejuarit

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:49

    Imazhet zemërthyese tregojnë se një grua të ulur në gjunjë në varrin e të fejuarit të saj veshur me vello.

    Kjo duhej të ishte fundjava më e lumtur në jetën e 22-vjeçares Sara Baluch.

    Të dielën ajo duhej të shkonte në altar me fustanin e fildishtë të nusërisë për tu martuar me 24-vjeçarin Mohammad Sharifi, por në vendin të kësaj shkoi në varrezat ku dashuria e jetës së saj prehet në  Nashville, Tennessee.

    Mohammad u qëllua për vdekje tre javë më parë nga një person të cilit po i shiste një videolojë.

    Baluch shihet duke qarë e ulur pranë varrit të të dashurit të saj e rrethuar nga të afërm që thonë lutjet dhe lexojnë Kuranin.

    Sharifi u qëllua për vdekje më 19 shkurt në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Hixson. Ai do i shiste lojrat e tij Xbox One, D’Marcus White me të cilin foli në Facebook.

    20-vjeçari u arrestua me akuzën për vrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!