Hixhabi, niqabi, burka – ka shumë lloje të ndryshme mbulesash të veshura nga gratë myslimane në mbarë botën. Por jo të gjithë pajtohen me këto lloj veshjesh, sidomos me burkën dhe në Evropë viteve të fundit ka pasur iniciativa për ndalimin e saj me ligj. Një iniciativë e tillë së fundmi është ndërmarrë edhe në Kosovë.
Por ku qëndron dallimi mes tyre?
Disa gra veshin shaminë për të mbuluar kokën dhe flokët, ndërsa të tjerët veshin burka ose niqab, e cila mbulon edhe fytyrën e tyre. Shamitë e kokës shihen si një shenjë e modestisë nga njerëzit që i mbajnë ato dhe një simbol i besimit fetar, transmeton Reporteri.net.
Hixhabi
Hixhabi është termi që përshkruhet në Kur’an për mbulesën që sugjerohet, këshillohet të përdorin femrat. Këto shalle vijnë në shumë stile dhe ngjyra. Ato mbulojnë kokën dhe qafën, por e lënë fytyrën të zbuluar.
Niqabi
Niqabi lë vetëm zonën përreth syve të zbuluar. Zakonisht vishet e shoqëruar me një shami koke.
Burka
Burka është një lloj mbulese që është pjesë e traditës së disa kombeve dhe nuk e ka prejardhjen vetëm nga feja islame. Përdoret më së shumti në Afganistan, Arabi Saudite, Pakistan e një pjesë të vendeve arabe. Burka mbulon tërë trupin dhe fytyrën duke lënë vetëm një rrjetë përreth syve./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.