×
  • Extra
  • Stil

    Jo vetëm për flokët: Si ta përgatisni ujin e orizit edhe për fytyrën

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 17:48

    Gratë japoneze janë të njohura për lëkurën e tyre “prej porcelani”. Dhe megjithëse Japonia është vendi më inovator në botë, ato ende përdorin trajtime shekullore për t’u dukur vite më të reja se mosha e tyre.


    Një trajtim i tillë është edhe ai i ujit të orizit. Zbuloni më poshtë se si një përbërës kaq i thjeshtë mund t’i japë përfitime lëkurës:

    1. Ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës

    Përdorimi i ujit të orizit për fytyrën mund t’ju ndihmojë t’i mbani rrudhat larg. Uji i fermentuar i orizit rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurën tuaj dhe e ndihmon atë të qëndrojë e shëndetshme dhe rinore për më gjatë. Ai është gjithashtu i pasur me antioksidantë, gjë që e bën atë një armë të fuqishme dhe natyrale kundër rrudhave të hershme.

    2. Vepron si një mbrojtës natyral i diellit

    Uji i orizit ka një efekt ftohës natyral, dhe aplikimi i tij në lëkurë mund të ndihmojë në zbutjen e djegieve nga dielli dhe lehtësimin e acarimit.

    3. Ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar

    Përveç aftësisë për të zvogëluar rrudhat, uji i orizit përmirëson dëmtime të lëkurës dhe madje mund të përdoret për të trajtuar sëmundje të caktuara, të tilla si dermatiti atopik.

    4. Zvogëlon pigmentimin e lëkurës

    Edhe pse hiperpigmentimi është zakonisht i padëmshëm, kjo gjendje e zakonshme e lëkurës mund të jetë mjaft e bezdisshme për disa njerëz. Nëse nuk trajtohen, njollat e errëta mund të çojnë në një ton të pabarabartë të lëkurës. Uji i orizit është treguar se rrit prodhimin e melaninës dhe mund të zvogëlojë në mënyrë efektive hiperpigmentimin.

    5. Ndihmon në kontrollin e yndyrës në lëkurë

    Vajrat natyralë janë thelbësorë për shëndetin e lëkurës suaj sepse ato hidratojnë dhe veprojnë si një barrierë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Por të kesh një fytyrë shumë të yndyrshme dhe me shkëlqim, mund të jetë e bezdisshme për shumë njerëz. Përdorimi i ujit të orizit mund të ndihmojë për ta balancuar këtë.

    – Si të bëni ujë me oriz të fermentuar

    – Shpëlajeni orizin dhe shtoni 2-3 gota ujë.
    – Lëreni të qëndrojë në temperaturën e dhomës deri në 48 orë.
    – Përzieni orizin dhe kullojeni ujin.
    – Ujin e orizit mund ta ruani në një enë të mbyllur deri në 7 ditë dhe ta përdorni si për lëkurën dhe flokët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!