Ka diçka që burrat e duan më shumë se seksin

Sa herë e keni dëgjuar frazën “Gjithçka ata duan është seksi”?! Kur isha 17-vjeç, isha i sigurt që kjo që dëgjoja sa andej-këndej ishte e vërtetë. Kur bëra 37-të, dyshova që mund të mos ishte dhe aq e vërtetë, e ndërsa tani që jam 73, e di me siguri që s’është. Mos më keqkuptoni, seksi mund të jetë i mrekullueshëm në çdo moshë, por ka diçka që është edhe më e rëndësishme se kjo, që fatkeqësisht burrat e kanë të vështirë ta pranojnë, e ndërsa gratë e kanë të vështirë ta japin.


Të kuptoja këtë më ka bërë më të “zgjuar” në grupin e burrave me të cilët shoqërohesha. Përgjatë viteve, seksi ka qenë një diskutim shumë i shpeshtë dhe i rëndësishëm. Si të gjithë djemtë kishim ndjesinë e konkurrencës dhe donim të shiheshim si të suksesshëm, e ndërsa nga ana tjetër mësonim si të ishim të ndershëm me njëri-tjetrin.

Ne nuk flisnim vetëm për sukseset tona seksuale, por për dështimet, frikërat dhe konfuzionet. Kur isha i ri, mësova që të dëshiroje seksin ishte sinonimi i të qënit “burrë”. Në gjimnaz, mbaj mend se dëgjoja një vajzë që e pëlqeja të fliste për një djalë që e njihnim të dy. Ajo s’e kishte problem që ai donte seks, por ankohej që nuk kishte shkuar tek ajo si djemtë e tjerë. “Ai s’është treguar shumë burrë”- ishte mesazhi i qartë. Pra, “burrat e vërtetë” duan seks dhe nëse nuk shkon për ta kërkuar këtë, s’je i tillë.

Sigurisht që më vonë më rezultoi që s’ishte kështu, por çfarë duam ne përtej seksit?

Kemi dëgjuar që gratë duan ta ndjejnë dashuri që më pas të bëjnë seks, e ndërsa burrat kanë nevojë për seks për ta ndjerë ngrohtësinë. Sigurisht, kënaqësia fizike është e madhe, por është diçka edhe më e madhe që nevojitet për të qenë i kënaqur. Një shpatull e sigurtë.

Bota e burrave është një botë garash. Në nivelin bazik, burrat konkurrojnë mes tyre për akses drejt grave më të dëshiruara. Ata bëjnë hapin dhe janë gratë ato që vendosin se cilin do të pranojnë, por të pranohesh nga trupi i saj të jep një ndjesi paqeje dhe shtëpie, që shkon përtej kënaqësisë fizike.

Nëse ju kujtohen festat e shkollës, kur i kërkonit një vajze për të kërcyer me të…Nëse ajo pranonte, ti ishe në qiell të shtatë, nëse ajo refuzonte ndiheshe si në ferr. Çelësi për ta kaluar këtë është ta lësh veten të jesh mjaftueshëm i ndjeshëm ndaj refuzimit, për të mbajtur dhe për t’u mbajtur nga një vajzë.

Kur rritemi, e kemi jetuar botën e garës dhe refuzimeve. Tani jemi në kërkim të asaj shpatullës, ku s’do të na duhet të hiqemi ata që s’jemi për të na zgjedhur. Kërkojmë për dikë që të na shohë dhe të dojë të jetë me ne në çdo kohë dhe situatë. Për dikë që të na mbajë dhe prekë jo vetëm trupin, por shpirtin dhe mendjen.

“Burrat duan vetëm seks” është vetëm pjesa që e tregojmë me të madhe. Çfarë duam vërtetë është ky porti i sigurtë, ku mund të relaksohemi, kujdesemi dhe të qajmë.

Në fjalë të tjera, duam të ndjejmë atë përkujdesjen që jo të gjithë prej nesh e kanë ndjerë kur kanë qenë fëmijë. Problemi qëndron që pranimi i këtyre nevojave na bën të ndihemi si çunakë, si jo mjaftueshëm burra. Prandaj më mirë zgjedhim që duke treguar hapur dëshirat seksuale të dukemi më burrorë dhe me t’u futur në trupin e tyre, relaksohemi, jemi vetja dhe kërkojmë dashuri. Kjo, është dëshira e fshehtë që kemi kur bëjmë seks.

Gjëja që dua më shumë nga momentet me gruan time është kur vendos kokën në prehrin e saj dhe ajo më bën masazh. Ai është porti im i sigurt. S’kam nevojë për seks për ta marrë atë lloj kënaqësie. Aty unë jam i prekur thellësisht, i pranuar dhe i dashur. Nuk kam nevojë të performojë për t’i provuar vetes diçka. Thjesht duhet ta lë veten të jem 100% i ndjeshëm.

Aq e vështirë sa është për burrat të kërkojnë të mbahen, të preken dhe përkujdesen, aq është edhe për gratë ta japin këtë lloj intimiteti. Ka 3 arsye për këtë, që shpesh vijnë në mënyrë të pavetëdijshme.

E para, gratë kanë perceptimet e tyre në lidhje me burrërinë e burrave. Nëse ai s’do seks, ato fillojnë shqetësohen se mos nuk janë mjaftueshëm tërheqëse. E dyta, një burrë që kërkon ngrohtësi lidhet direkt me frikën se mos është thjesht një djalë i parritur dhe jo një mashkull që të mbron ty. Dhe e treta, gratë kanë frikë nga burrat që nuk shfaqen mjaftueshëm burrërorë. Ato e dinë që shumica e burrave të dhunshëm janë burra që ndihen të dobët dhe të pafuqishëm dhe kjo i tremb.

I duhet shumë kohë dhe pjekuri një burri t’i pranojë vetes se ka nevojë për një shpatull të ngrohtë që të kujdeset për të, aq sa i duhet kurajo për t’ja bërë të ditur partneres se mund të duan seks, por më e rëndësishme është nevoja për siguri dhe dashuri. Kjo kërkon një nivel të lartë mençrurie, pasi duhet të kuptosh që të jesh vulnerabël si fëmijë është gjëja më burrërore që mund të bësh ndonjëherë.

E ndërsa gruaja, duhet të shkoj përtej perceptimeve dhe të jetë e hapur ndaj një burri që vjen “i zhveshur” para saj. Ajo duhet të ketë mjaftueshëm dashuri për veten dhe vetëbesim të lartë që ta pranojë se po, mund të bëhet shpatulla e tij e ngrohtë. Në të njëjtën kohë duhet të ketë mjaftushëm forcë për të mbrojtur veten kur atë ta kapë paniku nga të qënit i ndjeshëm, kur ajo ndjeshmëria të kthehet në inat, ankth apo depresion.

Nuk është e thjeshtë as për burrat dhe as për gratë të marrin përsipër risqe të tilla, por shpërblimi është i madh: një intimitet i rrallë dhe dashuri e thëllë që zgjat përgjithmonë.