Keni planifikuar të mbillni flokët? Disa gjëra që duhet t’i dini për këtë proces

Shumë njerëz kanë flokë të dobët, disa të tjerë janë edhe tullacë, gjë që mund të shkaktojë shqetësime dhe gjithashtu një rënie të vetëbesimit te ta.

Amrendra Kumar, dermatologe dhe kirurge e transplantimit të flokëve, thotë se rënia e flokëve mund të ndodhë për shkak të një sërë faktorësh që vijnë nga gjenetika deri te mangësitë ushqyese. Andaj transplantimi është një metodë e rirritjes së flokëve.

“Transplantimet e flokëve kanë një rrezik shumë të ulët dështimi dhe praktikisht asnjë efekt anësor kur kryhet nga një specialist i trajnuar. Kjo teknikë mund t’ju ndihmojë të rifitoni besimin”, thotë Kumar.
Kjo teknikë është kirurgjikale: Transplantimi i flokëve është një procedurë kirurgjikale që përfshin heqjen e të gjitha folikulave dhe rrënjëve nga një pjesë e kokës tuaj dhe transplantimin e tyre në zonën ku është tullac. Procedura nuk zgjat shumë dhe kjo metodë mund të aplikohet edhe në zona të tjera të trupit tuaj, si vetullat, qerpikët e shumë zona të tjera.

Flokët e transplantuar dhe ata natyralë trajtohen njësoj: Sapo flokët tuaj të transplantuar të fillojnë të rriten, ju mund t’i trajtoni si flokë normalë. Flokët e transplantuar janë të njëjtë me flokët natyralë, mund t’i stiloni si të dëshironi. Flokët e transplantuar nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë, mund të lahet dhe trajtohet në të njëjtën mënyrë si flokët natyralë.

A janë të përhershëm flokët e transplantuar? Flokët që janë transplantuar do të vazhdojnë të rriten për një periudhë shumë të gjatë kohore, ndoshta gjatë gjithë jetës. Pas transplantimit, nuk do të hollohet dhe nuk do të bjerë.

Transplantimi i flokëve nuk është një shkop magjik: Përpara se t’i nënshtroheni operacionit të mbjelljes së flokëve, është thelbësore të kuptoni se rritja e flokëve ndryshon nga personi në person. Rezultati i operacionit tuaj të transplantimit të flokëve do të përcaktohet nga sasia e flokëve në zonën tuaj dhuruese. Për më tepër, transplantimi i flokëve nuk garanton që do të keni një kokë plot me flokë të dendur.