×
  • Extra
  • Stil

    Kukulla Barbie mbush 60 vjeç

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:11

    Më 9 mars 1959 për herë të parë firma Mattel prezantoi në një panair lodrash në Nju Jork kukullën e parë Barbie.


     Por sot koleksioni më i madh i kukullave Barbie ndodhet në Gjermani me 18.000 ekzemplarë.

    Kukullën e parë Barbie, Bettina Dorfmannit ia dhuruan prindërit kur ishte gjashtë vjeç në vitin 1967. “Asokohe me kukullën Barbie unë jo vetëm që mora një dhuratë, por fitova edhe një mike të vërtetë. E sikurse rezultoi kjo ishte një mike e përjetshme e imja”, thotë ajo për DW.
    Sot Bettina Dorfmann nga Dyseldorfi ka në pronësi 18.000 kukulla Barbie e kësisoj koleksionin më të madh në botë, që ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinness.
    Si u kthye hobi në profesion – “Klinika Barbie”

    Si fëmijë, koleksionistja kishte mbledhur mbi 30 kukulla Barbie. Por dikur ajo nuk donte të merrej më me to derisa kukullat përfunduan në qilar. Vetëm kur vajza e saj nisi të luajë me kukulla, ajo u kujtua për Barbiet dhe i nxori ato nga qilari.

    Në këtë kohë, koleksioni i Bettina Dorfmannit u bë gjithnjë e më i njohur. Kësisoj ajo jo vetëm nisi t’i koleksionojë, por edhe t’i riparojë kukullat derisa hapi një punishte për riparimin e Barbieve në Gjermani të ashtuquajturën “Barbie-Klinik”.

    Pas kësaj ajo filloi të hapë ekspozita tematike, që rezultuan të suksesshme jo vetëm në Gjermani. Nëntë vjet rresht ajo ka qenë nëpër turne me kukullat Barbie. Dy vjet e gjysmë ajo ka udhëtuar nëpër Kinë e më pas nëpër Evropë.
    Sot ajo punon në muzeun e kukullave në qytetin Ratingen dhe jep me qira Barbie të rralla për evente të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!